Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti para dhe pas dialogut Kosovë-Serb duhet t’i raportoj Kuvendit të Kosovës.
Gashi tha se kryeministri i ka detyrat e veta kushtetuese nga të cilat nuk mund të ik.
“Kryeministri si përfaqësues i qeverisë i ka detyrat e veta kushtetuese me të cilat nuk mund të ik dhe ato janë përfaqësimi i vendit. Përveç që ka përfaqësimin e vendit ka dhe mbrojtje e interesit të vendit. Nuk mundet dhe s’duhet të krijoj situata ku Kosova të mbetet peng, a me Evropën apo Amerikën. Kryeministri nuk e ka zgjedh rrugën e konfliktit”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se Qeveria e Kosovës e ka platformën e saj për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Ai po ashtu tha se duhet ruajtur partneriteti me ndërkombëtarët, e jo siç tha ai të futemi në aventura si në qeverisjen e kaluar.
“Nëse flasim për platformë ne e kemi atë. Duhet ta ruajmë partneritetin ndërkombëtarë. Nuk duhet të futemi në aventura që na ka ndodh në qeverisjen e kaluar, por dhe të jemi të vendosur në strategjinë tonë. Izolimi dhe vet izolimi për të marr pjesë nuk janë zgjidhje, nuk e çojnë Kosovën përpara. Kosova nuk duhet që në mënyrë arbitrare të refuzoj ftesa ndërkombëtare, me arsyetimin se atje ka thika. Shkohet në vizita, deklarohet qëndrimi i Kosovës por nuk refuzohen. Ju ftoj që bashkarisht me gjuhën e diskutimit dhe debatit të gjejmë zgjidhje”, tha ndër të tjera Arben Gashi.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...