Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën me kandidatë për deputetë për në Kuvend nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Kjo listë, megjithatë kishte ndryshime të mëdha, duke filluar nga futja e prurjeve të reja në këtë parti, e që tani janë kandidatë për deputetë dhe deri te futja e deputetëve të jo dëgjueshëm pothuajse në fund të listës.
Deputetët si Vjosa Osmani dhe Arben Gashi, njëri në vend të 81’të dhe tjetri në vendin e 61’të në listën për kandidatë për deputetë, gjatë mandatit të tyre që e kishin në Kuvend para ngritjes së mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, ishin mjaftë aktivë në foltoren e Kuvendit.
Arben Gashi ka thënë për Gazetën Express se renditja e emrave në këtë listë nuk ka dhe aq rëndësi, pasi siç thotë ai, “qytetari e vlerëson më së miri se kush duhet ta përfaqësojë në Kuvend, e jo numri në listë”.
Megjithatë, ai thotë se futja e prurjeve të reja në LDK në 10’shen e parë të listës, beson se u bë me qëllim që ata të përkrahen.
Ai ka thënë se nuk e di se kush e ka krijuar listën e LDK’së, megjithatë, thotë se pak ka rëndësi se në cilin numër është vendosur emri i tij.
Edhe Vjosa Osmani, që dikur ishte femra më e votuar e kësaj partie, u radhit e 81’ta në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa./Arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...