Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti sot në takim njoftues Këshilltarin e INL për SHKK-në, Patrice Lindor.
Lindor do të mbështesë në baza ditore Shërbimin Korrektues në ndërtimin e kapacitetit intelektual dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të SHKK-së.
Në takimit u diskutua për të arriturat e SHKK-së, të cilat falë mbështetjes së fuqishme të ambasadës amerikane, sot e bëjnë SHKK-në njërin ndër institucionet më kredibile në vend.
Gashi e informoi, Lindor rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, veçanërisht rreth programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit.
“Gjatë takimit Lindor, vlerësoi lartë angazhimin dhe vendosmërinë e z. Gashi, për punën dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së. Tutje u zotua se do ta mbështes SHKK-në në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të ngritjes së kapaciteteve njerësore”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Në fund të takimit Gashi tha se mbështetja e ambasadës amerikane është një motiv shumë i fortë për të vazhduar sigurt përmbushjen e misonit tonë./Arbresh.info/
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin