Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se formula për ndarjen e ministrive në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë që drejton Isa Mustafa është propozuar nga Albin Kurti.
“LDK-së i ka rënë shorti të zgjedh e para”, është shprehur ai, duke theksuar se nuk e kanë pasur mundësinë që ta zgjedhin Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton Klan Kosova.

“Kurse LVV ‘de facto’ i ka shtatë ministri sepse do të negociojë me komunitetet se cilën ministri t’ua japë. Është në dorën e LVV-së se cilën ministri do t’ua jap komuniteteve. MKRS është ndër ministritë më të rëndësishme”.
Ai në Zona B ka pohuar se Kosova mund të bëhet me Qeveri të re para 31 dhjetorit.
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...
Ambasada e Italisë uron Haxhiun e Kurtin: Mezi presim të vaz...
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë