Gashi për iniciativën e Kadri Veselit: Është vonë, treni ka ikur moti

13:57 | 3 Maj 2019
M. A.

Zotimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se së shpejti do formohet Tribunali Special, për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, po vlerësohet si i pamundur nga ana e avokatit Tomë Gashi. Gashi ka thënë se propozimi i Veselit nuk mund të bëhet .

Për këtë avokati Gashi, ka pasur edhe një shpjegim.“Treni ka ikur moti. Për të bërë dicka serioze në aspektin e mekanizmave ndërkombëtar, ka qenë më 3 gusht të vitit 2015, ku kemi votuar një gjykatë speciale, e cila po ashtu është tribunal special dhe po ashtu e ka selinë në Hagë”, ka thënë Gashi.

Ai ripsërit që momenti i fundit për formimin e një tribunali për ndjekjen e krimeve të Serbisë në Kosovë, ka qenë dita kur është formuar Gjykata Speciale, që do të hetojë pretendimet e Serbisë ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së.Mirëpo, Gashi thotë se ky shansë është lëshuar qëllimisht nga deputetët që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Pra ka qenë gjykatë që e kemi themeluar ne vetë dhe ka qenë gjykatë vetëm kundër një nacionaliteti, kundër shqiptarëve, pra kundër vetvetes. Ky ka qenë momenti i fundit, që e kemi lëshuar vetë qëllimisht. Deputetët u dashtë që mos të votohet një gjykatë që të ndahet në etni.

Atëherë është dashur që të hiqet etniciteti dhe të ndiqeshin të gjithë ata që kanë kryer krime, pa përjashtuar asnjë etni. Aty është dashur që të futet edhe enia serbe”, shtoi avokati Gashi.

Sipas tij, iniciativa e kryetarit të Kuvendit, mund të hasë edhe në një vështirësi, për shkak se ata që kryen krime mund të kenë vdekur.“Krimi nuk vjetërsohet, por kriminelët plaken dhe vdesin. Prandaj, nuk mund të themi që nuk është vonë asnjëherë për të kërkuar drejtësi, sepse mund të jetë vonë”, ka thënë Gashi.

Ekipi negociator në takimin e sotëm e ka përkrahur iniciativën e për themelimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe në Kosovë.Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli në konferencë për media pas takimit të ekipit negociator, duke shtuar se kjo iniciativë do të jetë në përputhje me legjislacionin e Kosovës..

“Po ashtu në mënyrën vetëm formale edhe pse deri më tani i keni deklarimet i jepet përkrahja edhe iniciativës edhe rezolutave të cilat i kemi ndërmarrë dhe platformën e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe mbi Kosovë, gjenocidin serb mbi Kosovë”, tha Veseli.Dje Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka pritur në një takim kryeprokurorin e shtetit, Alkesandër Lumezi, anëtarët e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur dhe përfaqësues të organizatave jo- qeveritare që kanë punuar në fushën e drejtësisë tranzicionale.Takim nga i cili Veseli ka dalë më përfundimin se “Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm”./Botapress.

Shpërndaje në rrjete sociale