Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se në krahasim me një muaj më parë Prishtina ka një rënie të numrit të infektuarve me COVID-19.
“Për momentin kemi rreth 1,290 raste aktive me COVID-19 në kryeqytet”, tha ai.
Gashi thotë se të nga të infektuarit shumica janë mosha që lëvizin më së shumti dhe që punojnë.
“Dominon mosha 35-45 por nuk qëndron shumë pas edhe mosha 25-34 vjeç…Këto dy grup mosha përbëjnë pothuajse 50% e të gjithë të infektuarve në Prishtinë” ka thënë ai për RTV Dukagjinin .
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se në total në kryeqytet janë regjistruar 4,078 raste me koronavirus, ndërsa thotë se janë rreth 50 të vdekur.
Gashi ka folur edhe për testimet sereologjike që realizohen në kryeqytet.
“Kemi arritur që tashmë të bëjmë rreth 200 testime brenda ditës në tri qendra të mjekësive familjare. Deri tani kemi testuar rreth 3,000 qytetarë të Komunës së Prishtinës”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...