Në Prishtinë sonte janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin thotë se nga këto 14 raste 5 prej tyre kanë shkuar direkt në Klinikën Infektive dhe nuk dihet nëse janë raste kontakti apo raste të reja.
Gashi thotë se rezultatet e ditës së sotme janë të mostrave të datës 16 qershor.
Ai thotë se sot janë testuar edhe fëmijët e dy klasave të çerdheve që e kishin nga një fëmijë të infektuar pozitiv me COVID-19.
“Aktualisht kemi 219 raste aktive në Komunën e Prishtinës të shtrira pothuajse në të gjithë territorin”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A