Analisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se në librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, masakra e Reçakut nuk paraqitet si masakër, por si incident.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, Gashi ka thënë se është tmerruar me mënyren si prezantohet lufta e Kosovës në këto vëllime.
“Botuesi i vëllimeve është një organizatë me seli në Selanik. Në vitin 1999 këta kanë ardhur në përfundim pas ndërhyrjes së NATO-s që një prej arsyeve që ka pasur konflikte është se nxënësat e shkollave e kanë mësuar historinë keq”.
“Këta kanë angazhuar historianë prej të gjithë Ballkanit dhe kanë publikuar 6 vëllime të cilat i kam këtu”.
“Thjesht u tmerrova se si prezantohet lufta në Kosovë. Prezantohet shumë keq, e keqja është se këto libra janë shkruar origjinal në anglisht, dhe janë përkthyer në të gjitha gjuhët e Ballkanit”.
“Nuk prezantohen askund kryengritjen e Skënderbeut për 25 vjet kundër Otomanëve. Nuk prezantohet as kryengritja tjetër e dytë. Nuk prezantohet asnjë kryengritje e Rilindjes”.
Gashi e ka quajtur skandaloz faktin se në librin e dytë askund nuk përmendet qëllimi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
“Tek luftërat e fundit, për luftërat ballkanike në faqen 116 e kanë botuar një tabele me të vrarët në luftërat ballkanike – nuk figurojnë askund shqiptarët e vrarë në luftërat ballkanike 1912-13. Kjo është e tmerrshme sepse ka shumë të dhëna për krimet e kryera nga forcat serbe”.
“Një prej gjërave më të tmerrshme është se masakra e Reçakut nuk prezantohet si masakër. Për Reçakun thuhet rasti Reçakut ose incidenti i Reçakut”.
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...