“LDK-ja ka marrë votat e veta, me një tendencë rritje normale. Elektorati ynë na çoi sinjal se ne duhet të dalim në zgjedhje me forcat tona”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të së dielës janë reflektim i bazës votuese që LDK-ja ka në terren.
Në Info Magazine, ai ka deklaruar se nuk ka vend për eufori, por për optimizëm dhe punë të madhe deri në përfundim të balotazhit.
“Rezultati i LDK-së në këto zgjedhje është optimist, reflektim i një pune të vazhdueshme që është bërë në këto komuna. Kemi akoma punë për të bërë, punë që duhet të jetë në maksimum të vet deri në mbyllje të balotazhit. Nuk ka vend për eufori, por për shumë optimizëm. Ne këtë e shohim si përgjegjësi të re që na është dhënë nga qytetarët”.
“LDK-ja ka marrë votat e veta, me një tendencë rritje normale. Elektorati ynë na çoi sinjal se ne duhet të dalim në zgjedhje me forcat tona. Nëse marrim dhe shohim trendet e lëvizjes, mendoj që votuesi kosovar ka ndryshuar. Votuesi jep përgjegjësi, por kërkon edhe llogaridhënie”.
“Nëse partitë politike i shohim qytetarët si pjesë të tyre, ata nuk e shohim veten e tyre ashtu. Ka pasur sjellje arrogante në emër të tyre, të cilat ata nuk i pranojnë”.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...