Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja është për dialog dhe se këtë koncept kjo parti e ka pasë që shumë vite.
Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të dihet kush e ka obligim kushtetues, për t’i udhëhequr këto negociata.
“Kemi pas disa deklarata të kryeministrit, i cili ka thënë se nuk është i gatshëm apo nuk është i aftë për t’i udhëhequr këto negociata, sepse nuk është marrë me këto tema. Ai si kryeministër e ka për detyrë me krye këtë punë. Nuk është çështje vullneti apo dëshire, kjo detyrë është e pa transferueshme për çfarëdo kryeministri, kushdo qoftë ai”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Gashi ka thënë se Kosova ka institucione përfaqësuese, dhe ato institucione duhet të marrin përgjegjësi.
“Kjo përgjegjësi është obliguar nga vota e popullit, prandaj nuk mundë të ndahet me disa organizata të shoqërisë civile. Institucionet e zgjedhura të popullit marrin përgjegjësi, nëse janë të pa afta me marrë këtë përgjegjësi, duhet ta tregojnë këtë paaftësi”, ka deklaruar më tej Gashi.
Ai e ka mirëpritur kontributin e shoqërisë civile, por vendimmarrja për dialogun duhet t’u takojë institucioneve kushtetuese.
“Shoqëria civile mund të jetë lehtësuese e dialogut, por jo si vendimmarrëse. Ajo nuk mund të merr vendime në emër të institucioneve kushtetuese”, ka thënë më tej Arben Gashi
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...