Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thotë se Naser Makolli ka qenë dëshmitari kyç për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi thotë se Makolli ka qenë edhe personi i parë që sipas shkresave të prokurorisë e ka parë Deharin të vdekur.
Për Makollin, Gashi thotë se pati kërkuar transfer, por që kërkesa e tij ishte refuzuar.
“Nëse është Naser Makolli, personi që ka qenë në dhomë me të ndjerin Astrit Deharin është personi që ka deklaruar se dy jave para vdekjes, Astriti ka qenë shumë i shqetësuar dhe i frikësuar. Andaj edhe ia ka dhënë numrin e telefonit të bashkëshortes ose të motrës së tij, që nëse i ndodh diçka e keqe atij, atëherë ai t’i kontaktojë ato. Nëse, është Naser Makolli, atëherë unë për këtë person kam kërkuar që të bëhet transfer, por Ministria e Drejtësisë e ka refuzuar”, ka thënë Gashi për ‘Indeksonline’. Avokati edhe njëherë vlerëson se për rastin në fjalë nuk janë bërë hetime të pavarura. “Derisa nuk është dhënë leje që të bëhen hetime të pavarura me siguri që nuk është lajmi i mirë. Edhe një i ri ka humbur jetën në këtë burg, dhe ky nuk është aspak lajm i mirë”, ka shtuar ai.
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...