Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk e kuptojnë arsyen e thirrjes së seancës, të cilën Lëvizja Vetëvendosje po e quan “seancë për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2”.
Gashi ka thënë se kanë dyshime edhe lidhur me vendimin e lëshuar nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca për ta dekretuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë, raporton Gazeta Express.
“Qendirmin do ta shihni pas pak, megjithëse ne nuk kemi ndonjë material se për çfarë është thirrur kjo seancë. Kemi dyshime lidhur me dekretin. Personi i cili është dekretuar, është me precedent penal”, tha Gashi.
Ai tha se “Nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti”, ndërsa nuk pranoi të flasë tash lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Nuk jemi në atë pikë të rendit të ditës”, tha Gashi.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...