Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se Qeveria e ka provokuar vet këtë situatë bllokimi.
Ai në “Debat Plus” thotë se PDK qysh para tetë muajsh ka bërë një seri propozimesh por që sipas tij edhe me votë kjo qeveri ka penguar atë projektligj.
Deputeti opozitar thotë se megjithatë PDK ka votuar rishikimin e buxhetit që ua ka mundësuar qytetarëve marrjen e 170 eurove nga dy herë.
“Falë mbështetjes së votës sonë qytetarët kanë mundur të marrin nga dy herë nga 170 euro. Ne kemi votuar edhe ligjet ndërkombëtare që i kanë mundësuar shtetit të merr kredi të ndryshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se PDK ka propozuar që paratë e Trustit duhet të rimbursohen pas një periudhe kohore.
“Nuk ka kuptim që paratë që ua mundësojmë qytetarëve t’i tërheqin të mos i rimburësojmë [qeveria]”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...