Ndotja e ajrit në Obiliq nga KEK-u është bërë problem i madh jo vetëm për qytetarët e Obiliqit, por edhe për komunat që janë në fqinjësi me këtë qytet.
Për kryetarin e komunës Xhafer Gashi fajtor kryesor për këtë ndotje që po i shkaktohet Obiliqit është KEK-u por edhe deponia e mbeturinave në Mirash.
Ai së bashku me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherit kryetar i komunës së Shtimes Naim Ismajlin, kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berishën dhe nënkryetarin e Podujevës Nexhmi Rudarin kanë vizituar këtë deponi.
Në këtë vizitë pati diskutime dhe replika në mes të kryetarit të Obiliqit dhe drejtorit të Divizionit të thëngjillit në KEK, Adil Januzi.
Gashi ka treguar për shqetësimin e qytetarëve dhe problemet, me të cilat po përballen banorët e Obiliqit nga KEK-ut dhe se kjo e fundit nuk po bën asgjë për qytetarët veçse po krijon probleme shëndetësore. Problem tjetër për banorët e Obiliqit, sipas Gashit është se ka familje që janë 40 metra larg shiritit transportues të thëngjillit, e të cilat në vazhdimësi janë të atakuar me zhurmën.

Sipas tij banorët e Obiliqit janë të zhgënjyer, sepse jetojnë mbi pasuri dhe vuajnë nga sëmundjet e ndryshme. Por, Gashi është shprehur se kjo nuk do të ndodh më, sepse ai do të kërkojë nga institucionet e vendit që të bëhet një zgjidhje.
Sipas Xhafer Gashit, i gjithë problemi është tek menaxhmenti, sipas të cilit ata jetojnë në qytete tjera dhe KEK-u e ka ndërprerë bashkëpunimin me qytetarët.
“A din ku është problemi, problemi është te menaxhmenti se Arbeni vjen prej Deçanit dhe kthehet në Deçan, ti vjen nga Podujeva dhe kthehesh në Podujevë…Obiliqi ka mjaft inxhinierë, sa të thuash njerëz që kishin dit ta menaxhojnë dhe me digju hallin e qytetarëve, po ju karshi qytetarëve e keni ndërprerë komplet bashkëpunimin. Është për keqardhje ne e furnizojmë krejt Kosovën”, tha Gashi.
Në këtë bashkëbisedim mes Gashit dhe Janzuit kanë ndërhyrë edhe kryetarët e komunave që ishin prezent, të cilët thanë se do të kenë edhe takim me menaxhmentin e KEK-ut, që këto probleme të banorëve të të gjitha komunave që përfshihen nga ndotja të bëjnë zgjidhje.

Problemi i ndotjes mjedisore që shkaktohet nga KEK-u ishte aktual edhe disa javë më herët kur një erë e fuqishme përfshiu vendin, duke shkaktuar një pluhur të madh mbi Obiliq si pasojë e mos spërkatjes së deponive të hirit dhe separacioneve të thëngjillit në termocentralet Kosova A dhe B nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...