Qeveria e Kosovës vendosi ditë më parë të shfuqizoj Departamentin e Posaçëm Anti-Korrupsion, i njohur si ‘Task Forca Anti-Korrupsion’, që është pjesë Policisë së Kosovës dhe vepron si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve dhe mbikëqyret nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.
E shuarjen e saj e ka arsyetuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se për 10 vite kjo Task forcë nuk kishte prodhuar asgjë dhe ishte një instrument I rrezikshëm në duart e kryeministrit, cilido qoftë ai.
“Mungon baza juridike e kësaj task force se për 10 vite nuk kemi parë se ka pasur ndonjë rezultat të theksuar dhe se po ashtu në të njëjtën kohë kjo task forcë në të shkuarën është përdorur për grupet e caktuara të individëve. .. Ky institucion ka qenë një instrument I rrezikshëm në dorën e kryeministrit, do të thotë pozitës së kryeministrit, cilido qoftë ai”, tha Gashi në Debat plus.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...