Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, të dyshuar që po bënin gara ilegale të shpejtësisë në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në Trudë.
Policia njofton se ndaj të dyshuarave janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” me datë 28.03.2024 në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në Trudë ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, ku ndaj të dyshuarave janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut dhe janë larguar nga trafiku për procedura tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Në gjobën e publikuar nga policia shihet se të dyshuarit janë gjobitur me nga 150 euro dhe nga një pikë negative./Arbresh.info/


Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit