Deri më tani, tre kandidatë e kanë bërë publike se e synojnë kreun e LDK-së, Isa Mustafa, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri, e kësaj pritet t’i bashkohet edhe ish-kryetari Fatmir Sejdiu.
Në këtë garë kryeministri e kryetari aktual i LDK-së, pritet me u përball me 3 kundër kandidatë. E kjo është hera e parë, që ulësen e te parit te Lidhjes Demokratike e pretendojnë më shumë se dy kandidatë.
Me të njëjtën bindje foli për Televizionin Rrokum edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu.
Sipas Veliut, “kundërkandidatët e Mustafës janë të pa denjë për këtë garë”. Derisa ai është skeptik se Lutfi Haziri “ka për të kandiduar, femra e parë që e synon timon e LDK-së, Vjosa Osmanin e quan të papjekur”.
Kandidaturat e shumta shfaqin pakënaqësinë ndaj kryetarit Isa Mustafa. Kështu mendon Petrit Zogaj nga Lëvizja ‘Fol’.
Por, sipas tij, “asnjëri nuk ja rrezikon pozitën e të parit në partisë, kryeministrit aktual”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, me 30 maj pritet me e mbajë Kuvendin e VIII zgjedhor, ku pritet me u zgjedh kryetari dhe kryesia e kësaj partie.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend