Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë një patrullimi rutinor, ka zbuluar dhe ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugët e qytetit, duke rrezikuar sigurinë publike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:03, në rrugën “Driton Islami”, ku janë identifikuar shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç), të cilët ishin duke vozitur me një shpejtësi prej 91 km/h në një zonë ku kufizimi maksimal është 50 km/h.
Sipas njoftimit, secili prej shoferëve është gjobitur me nga 500 euro, janë penalizuar me nga pesë pikë negative në patentë-shofer dhe u është shqiptuar ndalim i drejtimit të automjetit për një periudhë prej 12 muajsh.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në rrugë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit’, thuhet në njoftim ./Arbresh.info
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...