Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare organizon një tryezë të rrumbullakët në të cilën do të prezantojë raportin për ndikimin e ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan.
Ndryshe nga shumica e vendeve të BE-së, në vitet e ardhshme qeveritë e Ballkanit planifikojnë të zgjerojnë projektet e termocentraleve me bazë linjitin.
Shumë nga keto vende rrezikojnë të përballen me pasoja të rënda mjedisore, ekonomike dhe ligjore.
Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) ka analizuar këto projekte dhe ka vlerësuar pajtueshmërinë e rregullave të ndihmës shtetërore të Bashkimit Evropian me objektivat e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Ballkan.
Një vlerësim prelimiar i kontratave të ndërtimit të termocentraleve të reja sugjeron se ka disa projekte në vende të ndryshme në Ballkan që mund të klasifikohen si projekte në kundërshtim me ligjet e ndihmës shtetërore, duke çuar kështu në mbylljen e tregut të energjisë elektrike në Ballkan.
Ky raport analizon disa projekte në vende të ndryshme të Ballkanit për të treguar se si ndihmat shtetërore po dëmtojnë qëllimin e BE për arritjen e tregut të hapur në sektorin e energjisë elektrike në Ballkan.
Disa nga rastet studimore të paraqitura janë: a) kontrata e fundit e qeverisë së Kosovës me kompaninë ContourGlobal për të ndërtuar termocentralin prej 500 MW; b) garancia e kredisë e Qeverisë së Serbisë për TC “Kolubara”; c) impiantet e Bosnjës dhe Hercegovinës për dhënien e ndihmës për ndërtimin e TC “Tusla 7”, dhe më shumë.
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...