Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar bashkatdhetarët sa i përket çështjes së polisave të sigurimit.
Ajo e ka quajtur kryemashtrues kryeministrin Albin Kurti.
“Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve. Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti. Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do ti hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Musliu ka shtuar se vetëm 5-10% e bashkatdhetarëve do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin siç ka qenë edhe me parë.
Postimi i saj i plotë:
Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve.
Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti.
Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do ti hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë.
Ai e njeh mirë diasporën e ka studiuar mirë.
E din që 5-10% do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin sic ka qenë edhe me parë.
Diaspora asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje nëse duhet ose jo të paguaj 15-20 euro për polisen e sigurimit por e ka kundërshtuar fuqishem byrokracinë që i bëhet, kur ata të lodhur nga udhëtimi mezi presin të arrijnë në Atdhe pranë familjarëve të tyre.
Pra kërkesa e diasporës s’ka qenë decidivisht kursimi i vleres monetare prej 20 eurove por kursimi nga maltretimi dhe byrokracia në kufi.
Nime qysh met puna e votimit të ligjit për diasporën se i patën dhanë zor kjo qeveri në ditët e para të mandatit sa që Mimoza Kusari thoshte duhet ta votojmë sonte se nesër është vonë. Qeveria i bani gati dy vjet e ligji askund. /arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...