Ganimete Musliu demanton Fatmire Kollçakun: Kryetarja refuzoi thirrjet tona

14:08 | 12 Maj 2020
M. A.

Komisioni për Siguri fton drejtorin e Policisë për raportim për situatën me Covid-19

Pas tri orë diskutim ka përfunduar takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e situatës së sigurisë se Kosovës në kohë pandemie.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollcaku pas takimit thuri lëvdata për menaxhimin e sigurisë në këtë kohë.

“Kemi diskutuan për shumë çështje për çështjen e sigurisë dhe COVID-19. Ne do ta ftojmë Drejtorin e Policisë në takimin e radhës. Konstatova se kemi pasur një siguri të duhur në këtë kohë të pandemisë. Ishte një takim pas një kohe andaj zgjati pak shumë. Ne kemi vizatuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe  e njoftova komisionin”.

E ajo që e demantoj deklaratën e saj ishte anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.

Musliu tha se nuk janë të kënaqur për menaxhimin  e situatës.

Ajo përmendi edhe shkeljet që janë bërë në këtë kohë ndërsa tregoj se në takimin tjetër kanë kërkuar që këtë javë ta ftojnë Drejtorin ë Policisë.

“Ne diskutuam për gjendjen e sigurisë në kohën e pandemisë. Mbledhja u stërgjat pasi që u fokusuam në fushën e shëndetësisë dhe jo në fushën e Sigurisë. Ka qenë një takim i papërgatitur fatkeqësisht ne mblidhemi për herë të parë sot pas 2 muajve. Kryetarja ka refuzuar të takohemi edhe përkundër kërkesës sonë që në këtë kohë pandemie të takomi më herët. Në pamundësi që ta ftojmë Ministrin në raport pasi që Ministria është në detyrë dhe merrem vendim që ta ftojmë drejtorin e Policisë dhe të diskutojmë. Në Veri kanë hyrë shumë persona në kohë pandemie  që thirren si mjek por ne ende se dimë qa jon në të vërtet kemi informacione që Policia shpesh herë është keqpërdorur nga vetë krerët institucional”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale