Futbollisti shqiptar drejtonte me babain bandën e drogës

20:34 | 7 Korrik 2015
M. A.

Një futbollist shqiptar i Superligës, bashkë me babain e tij, drejtonin një grup kriminal të trafikut të drogës. Kështu shkruajnë mediat italiane për Guido Tepshin, futbollistin që ka luajtur me Teutën, Lushnjën, Kastriotin, Kamzën, Apolininë dhe për pak kohë me ekipin e Bohemians Praga në Çeki.

Ai ka veshur tri herë edhe fanellën e Kombëtares U-19. Tepshi është arrestuar së bashku me 25 persona të tjerë në një operacion të shtrirë në Shqipëri, Gjermani dhe Itali. 6 personat e arrestuar në Durrës janë Guido Tepshi, Luan Tepshi, Leart Teqenxhi, Kastriot Dyrmishi si dhe një i quajtur Artur dhe tjetri Edmond.

Ata akuzohen për krijim të organizatave kriminale dhe trafik ndërkombëtar të kokainës. Futbollisti 24- vjecar, Guido Tepshi është dali i biznesmenit Edmond Tepshi, që sic thonë mediat italiane ishte koka e këtij rrjeti. Prej korrikut 2013 e deri në qershor të 2014 ky rrjet ka trafikuar të paktën 15 kg kokainë. Droga importohej nga Holanda dhe më pas dërgohej në itali.

Shpërndaje në rrjete sociale