Një person në Fushë Kosovë është arrestuar si pasojë e një mosmarrëveshje në familje ku kishte kanosur bashkëshorten e tij si dhe babain e tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike, shkruan arbresh.info.
Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja.
Me vendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, sipas raportit 24 orësh të policisë.
“Fushë Kosovë, 20.04.2022 – 05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në familje kishte kanosur bashkëshorten e tij si dhe babain e tij. Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike. Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja. Me vendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”./arbresh.info/
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës