Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka ndarë mbi 334 mijë euro për mbështetjen financiare për studentët.
Në njoftim thuhet se nga kjo mbështetje do të përfitojnë 800 student, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë për ngritjen e cilësisë dhe mbështetjen e arsimit ndan mbi 334 mijë euro. Bazuar në thirrjen e datës 15 Prill 2024 përmes së cilës Komuna e Fushë Kosovës konkretisht Drejtoria Komunale për Arsim ka lansuar thirrjen për “Mbështetje Financiare për Studentë”. Nga kjo thirrje DKA ka ndarë shumën mbi 334 mijë euro për kategoritë që kanë qenë të specifikuara në thirrjen e lartë cekur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...