Nën udhëheqjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, sot u mbajt takimi i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (PPP), i cili ndër të tjera ka shqyrtuar propozimin për funksionalizimin e Njësisë për Monitorimin e Projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si dhe shqyrtimin e planit për zhvillimin e programit kombëtar për Partneritet Publiko Privat.
Me këtë rast, anëtarët e Komitetit aprovuan vendimin që ekipi për menaxhimin e Projektit të ANP-së “Adem Jashari’’ të jetë Divizioni për Monitorimin e projekteve për PPP brenda Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat, si dhe Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për Partneritetin Publiko Privat në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë dhe formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP, njofton Ministria e Financave.
Gjithashtu anëtarët e Komitetit vendosën që Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për PPP në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë, si dhe të formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP.
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...