Qeveria e Kosovës, sot miratoi vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Procesi i emërimit është bërë në harmoni të plotë me legjislacionin dhe në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë Britanike, e cila ofron mbështetje institucioneve në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.
Agjencia e Punësimit do të fuqizojë edhe më tepër politikat e punësimit, ndërsa viti 2017 do të jetë edhe më premtues.
Gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit, identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016. Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit.
Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe filluam masat aktive të tregut të punës, si subvencionimi pagave, trajnimi në punë, grantet, trajnimet në Qendrat e Aftësimit Profesional, si dhe lehtësuam punësimin në Gjermani dhe heqjen e lejeve për punësim në Shqipëri.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...