Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar.
Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj.
“Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo.
Today President @VjosaOsmaniPRKS ends her mandate.
She gave Kosovo a respected voice and elevated its international standing. Above all, she championed her country’s cause with extraordinary skill, and enormous love for the people she served. Her heart shone through in… https://t.co/2r3EHck2kY
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 4, 2026
Këto janë fjalët e ish-Zotëriut të Parë pas përfundimit të m...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...