Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) me rastin e 8 Marsit kanë organizuar aktivitete dhe vizita tek familjet e dëshmorëve në komunat Ferizaj, Shtime, Lipjan dhe Hani i Elezit.
Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, janë vizituar gjithsej 98 nëna dhe gra të dëshmorëve të UÇK-së.
“Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi””, thuhet në njoftim.
“Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit! Urime 8 Marsi Nëne”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...