Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve, duke kryer kështu vizita mjekësore tek personat e moshuar të komuniteti serb.
Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga mjekët e FSK-së në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak (ZEMCU-së).
Bëhet e ditur se ky projekt është pritur jashtëzakonisht mirë nga të moshuarit e komunitetit serb të cilëve iu është ofrua ndihma.
Projekti humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026