Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën për media për të njoftuar për fillimin e me Ushtrimit Fushor të FSK-së ‘Shqiponja 6’.
Në konferencën për media të pranishëm do të jenë Drejtori i Ushtrimit Fushor Gjeneral Brigade Naim Haziri, përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë dhe Emergjencave të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.
Përfaqësuesit e shteteve partnere pjesëmarrëse në ushtrim janë: Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane për Evropë , Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i ZI dhe KFOR-i.
Qëllimi i Konferencës është njoftimi për aktivitetet e përbashkëta me partnerët ku njësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë operacione taktike në terren me kapacitetet ekzistuese dhe testimin e tyre, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave.
Ushtrimi fushor “Shqiponja 6” do të realizohet nga data 04-12 maj2018./arbresh.info/
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...