Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar me sukses Kursi Bazë për Snajper – gjenerata 01/2025, që synon përgatitjen e snajperistëve profesionistë për operacione të ndërlikuara dhe me rrezikshmëri të lartë.
Kursi ka përfshirë trajnim intensiv në përdorimin e armëve precize, qitje në distanca të gjata, vëzhgim taktik, identifikim të objektivave dhe mbledhje të informacioneve në terrene të ndërlikuara. Përveç përgatitjes individuale, pjesëmarrësit janë trajnuar edhe në punën ekipore, përfshirë rolin e ndihmës-qitësit dhe aftësitë e komunikimit në situata operative rurale dhe urbane.
Sipas KDS-së, përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke forcuar njësitë e specializuara dhe duke rritur numrin e snajperistëve të aftë për të përmbushur detyra në operacione komplekse dhe sfiduese.
Kjo gjeneratë e parë për vitin 2025 pritet të shërbejë si bazë për ndërtimin e mëtejshëm të kapaciteteve elitare brenda FSK-së dhe për forcimin e sigurisë në vend.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë