Zëvendësministri i FSK-së, Fadil Gashi i shoqëruar nga Atasheut ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Bekim Osmani dhe Shefi i Sektorit të Planeve-Programeve dhe Analizave të MFSK-së Nënkolonel Sefer Isufi po merr pjesë në Panairin e 12 Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll.
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës së Turqisë, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe delegacione të larta ministrore dhe ushtarake të rreth 80 shteteve. Gjatë këtij qëndrimi zëvendësministri Fadil Gashi ka realizuar një varg takimesh me personalitete politike dhe ushtarake të vendeve të ndryshme.
Takimi më i rëndësishëm ishte ai me homologun dhe nikoqirin e tij, zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë zotin Hasan Kemal Jardëmxhë.
Në këtë takim zëvendësministri Gashi ka vlerësuar lart mbështetjen e dhënë në të gjitha fushat nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.
Zëvendësministri Jardëmxhë vlerësoi lart të arriturat e MFSK-së dhe FSK-së, duke shprehur fuqishëm gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve mike, në mes të dy ministrive përkatëse si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite Gashi ka vizituar edhe stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll si dhe ka takuar shumë oficerë të FSK-së që gjenden në shkollim dhe trajnim në qendrat ushtarake në Stamboll.
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...
Pensionohet Terence Crawford, njëri nga boksierët më të mëdh...
Osmani takohet me Antonio Costan, kërkon heqjen e të gjitha ...