Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Trupi i pajetë i 4 vjeçarit është gjetur nga ekipet e FSK-së, shkruan Arbresh.info
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në “Facebook”, ka publikuar pamje gjatë aksionit për gjetjen e vogëlushit si dhe ka dhënë detaje shtesë.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si katër vjeçari ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.
Kujtojmë se, fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...