Më 9 dhe 10 qershor, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës e kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët “Shpata e Artë 2025”, në Kampin “Vrella” në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se aty për herën e pare mori pjesë në këtë ushtrim, për herë të parë në disa vite, në përputhje me mandatin e saj origjinal, përmes trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
“Ushtrimi “Shpata e Artë” demonstroi integrimin dhe ndërveprimin e arritur midis kontingjenteve, komponentëve dhe aseteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe aftësinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar në menaxhimin e situatave të krizës me reaguesit e tjerë të sigurisë të pranishëm në Kosovë. Uniteti i qëllimit dhe përpjekjes është thelbësor për arritjen e objektivave, dhe në këtë rast, për të qenë i gatshëm të adresojë çdo sfidë që mund të rrezikojë stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë” – tha Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...