Kompania e Deminimit e FSK-së, sezonin dimëror po e shfrytëzon për mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese, siç janë: minat, bombat, kasetë bomba, etj.
Instruktorët e Kompanisë së Deminimit, kanë mbajtën ligjërata në dy shkolla të Komunës së Parteshit për nxënësit e komunitetit serb. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe bashkërendim të Departamentit për Bashkëpunim Civili-Ushtarak të MFSK-së me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Parteshit, përkatësisht drejtoreshën e kësaj drejtorie, znj. Vesna Jovanoviq.
“Instruktorët e FSK-së ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve në Komunën e Parteshit i mbajtën në dy shkolla, në shkollën “Miladin Popoviq” në Pasjan dhe në shkollën “Dosidej Obradoviq” në Partesh. Numri i nxënëseve të cilët përcollën këto ligjërata ishte solid, ndërsa pritja nga ana e personelit nga të dyja shkollat dhe interesimi i nxënësve për t’u pajisur me informacione ishte i mirë”, thuhet në një komunikatë të FSK-së.
Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, Hajrush Kurtaj, njofton se ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve nga mjetet e pashpërthyera të organizuara nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, për sezonin dimëror, kanë filluar më 16 janar dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 9 mars 2017, atëherë kur edhe fillon sezoni veror.
Sipas FSK-së, ky aktivitet do të zhvillohet nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës dhe ka për qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri rreth mjeteve të pashpërthyera dhe të rrezikshme për jetën.
Kurtaj këto ligjërata i vlerësoi si mjaft të rëndësishme për nxënësit dhe njëherësh falënderoi Drejtorinë e Arsimit në Partesh për bashkëpunimin me FSK-në.
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...