Sot në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretarja e Përgjithshme Rozafë Ukimeraj, të shoqëruar nga stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i FSK-së, bënë homazhe para arkivolit të të ndjerit, kolonel Gyrner Muratit.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shprehën ngushëllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të kolonel Muratit.
Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miqë dhe qytetarë.
Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.
Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Varrimi i kolonel Gyrner Muratit do të bëhet sot, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës./Lajmi.net/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...