Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se është hapur konkursi për 300 pjesëtarët e rinj të FSK-së.
Maqedonci ka bërë të ditur se afati do të qëndroj i hapur deri me 10 tetor 2024, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, ju njoftojmë se konkursi për t’u bërë pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot zyrtarisht është hapur.
Ushtria jonë do të pranoj 300 te rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.
Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:
https://rekturimi.fsk.rks.org/apply
Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...