Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, njofton se e ka shpëtuar një vajzë dy vjeçare.
Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës e cila ende gjendet nën rrënoja.
Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.
“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”, thuhet në njoftimin e FSK-së./arbresh.info/
Lexo edhe:
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...