Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të cilët përfunduan me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale të Belizes.
FSK njofton se ky trajnim u zhvillua si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme.
“Trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër tropikale dhe lodhje të vazhdueshme, duke testuar në maksimum përgatitjen e tyre fizike dhe mendore. Ky angazhim kontribuoi në rritjen e disiplinës, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari i përgëzoi pjesëtarët për profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi sfidues, duke vlerësuar përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të vepruar me vendosmëri në çdo mjedis operacional.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...