Në sheshet e Prishtinës ka filluar parakalimi i njësiteve të Forcës së Sigurisë dhe njësiteve të policisë.
Kjo ngjarje, po organizohet për nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, raporton Arbresh.info.
Parakalimi ka filluar nga Sheshi “Skënderbeu”, dhe pritet të mbarojë tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.
Prezent janë krerët e shtetit, deputetë e minstra si dhe personalitete të ftuar
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të FSK-së që po parakalojnë është 1.500.
Ndryshe, kujtojmë se 25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran