Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte nikoqir i ushtarakëve, diplomatëve ushtarakë të shteteve partnere të FSK-së, pjesëmarrës të konferencës dyditore “FSK dhe Partnerët”.
Në takimin e organizuar për nder të atasheve ushtarakë të shteteve mike të Kosovës, me të cilat FSK-ja ka marrëveshje dypalëshe, një fjalë rasti e mbajti kolonel Xhevahir Geci, i cili i njoftoi ushtarakët e lartë ndërkombëtarë mbi misionin, detyrat dhe aktivitetet e brigadës që ai komandon.
Më pas, major Berat Shala i njoftoi mysafirët më në hollësi lidhur me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë, profesionalizimin, shkollimet, trajnimet, stërvitjet, operacionet si dhe rezultatet e pjesëtarëve, brenda dhe jashtë vendit, si ato individuale po ashtu dhe grupore, të këtij batalioni.
Në përmbyllje të kësaj konference, atashetë ushtarakë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës dhe në shtetet e rajonit, patën mundësi të njihen nga afër edhe me disa nga aktivitetet kryesore të BRSH-së, të kësaj njësie elitë të FSK-së.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...