Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) kanë realizuar stërvitjen e përbashkët me ekipet e Kërkim Shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë(FARSH)
Në kuadër të kësaj stërvitje është mbajtur një garë në mes dy ekipeve të FARSH-së dhe një ekipe të FSK-së, ku janë vlerësuar në stacione shkathtësitë e prerjes dhe thyerjes, teknika të kërkim shpëtimit si dhe lëshimi me litar nga kulla.
Në garë janë testuar të gjitha kapacitetet përgatitëse të Kërkim Shpëtimit Urban.
Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar pjesëmarrësit e të dy ekipeve, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë të ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale dhe ti shpërndajnë tutje tek pjesëtaret tjerë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për tu dal në ndihmë qytetarëve kur do dhe ku do që kërkohet.
Njoftimi nga FSK:
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) në Kazermën “Evropianët e Rinjë” në Pomozotin, është realizuar “Stërvitja e Përbashkët” me ekipet e Kërkim Shpëtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe ekipit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).
Në kuadër të kësaj stërvitje është mbajtur një garë në mes dy ekipeve të FARSH-së dhe një ekipe të FSK-së, ku janë vlerësuar në stacione shkathtësitë e prerjes dhe thyerjes, teknika të kërkim shpëtimit si dhe lëshimi me litar nga kulla, në garë janë testuar të gjitha kapacitetet përgatitëse të Kërkim Shpëtimit Urban.
Sot është realizuar ceremonia e përfundimit, ku me këtë raste Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar pjesëmarrësit e të dy ekipeve, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë të ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale dhe ti shpërndajnë tutje tek pjesëtaret tjerë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për tu dal në ndihmë qytetarëve kur do dhe ku do që kërkohet./Arbresh.info/








Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...