Lufta e fundit në Kosovë ka zbrazur tërësisht fshatin Tërstenë të Mitrovicës.
Rruga për në fshat është vështirë e kalueshme e kjo bëhet edhe më e vështirë për 17 nxënësit që jetojnë në afërsi të fshatit e të cilët ecin disa kilometra, për të vijuar mësimin në shkollën pothuajse të shkatërruar.
Aty nuk mund të takosh asnjë njeri, përveç kafshëve që kullosin në fushat e boshatisura.
Në oborret e më shumë se 60 shtëpive, kanë mbetur vetëm oxhaqet dhe muret e shkatërruara, përcjell koha.net. Të gjitha shtëpitë e fshatit të Tërstenë të Mitrovicës, janë djegur e janë shkatërruar, raporton KTV.
Asnjë nga këto shtëpi nuk është meremetuar. Banorët tani të gjithë janë shpërngulur. Ata tani kanë ndërtuar shtëpitë në troje të reja shumë afër fshatit.
Derisa tregojnë për vështirësitë që kanë, thonë se nuk e kuptojnë injorimin që i është bërë nga të gjithë, përcjell koha.net.
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga Partia e Drejtësisë, Vesel Neziri, që është nga ky fshat, tregon se asnjëherë nuk është investuar në këtë fshat. Ai tani ka propozuar që Tërstena të shpallet “fshat muze”. Banorët mbesin me shpresë se një ditë fshati i tyre do të gjallërohet si dikur.
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli