Një fshat në kufirin me Serbinë vizitohet për çdo ditë nga hallexhinjtë. Në Brainë të Podujevës ndodhet një krua, uji i të cilit cilësohet si i bekuar dhe i kësmetit. Të rinjtë shkojnë atje për të pirë ujin që besojnë se do t’ju sjell fatin e jetës.
Fshati Brainë i Podujevës nuk ka më shumë se 100 banorë, por ai thuajse çdo ditë vizitohet nga persona të shumtë. Kjo për disa arsye. Përveç që ka një natyre të bukur e interesante, ai ka edhe një karakteristikë të veçantë.
Në këtë fshat është një krua, për të cilin thuhet se ka “ujin e bekuar”, apo ujin e ‘kësmetit’.
Sipas banorëve të këtij fshatit, shumë të rinj vijnë për të pirë ujin e këtij kroi, kjo pasi që ata besojnë se ky ujë do t’i bashkojë me fatin e jetës. Sipas tyre, ky ujë i bekuar, ka bashkuar shumë çifte.
Banorët thonë se interesimi për të pirë nga ky krua i cili gjendet rreth 1200 metra lartësi në vendin e njohur si “Çuka e Brainës” në kufi me Serbinë, është shumë i madh. Sipas tyre, në mirësinë e këtij kroi është besuar edhe shumë vite më parë.
Ndryshe, mungesa e infrastrukturës ka bërë që ky fshat të braktiset çdo ditë e më shumë.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata