Partia Demokratike e Kosoëvs kanë njoftuar se kanë anuluar tubimin përmbyllës të paraparë për nesër në Podujevë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.
“Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Pandemi, Coronavirusin. Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, me 13 mars”, shkruhet në njoftim.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës, Naim Fetahu ka bërë të ditur se nesër do të mbajë një konferencë për të përmbyllur fushatën.
“E kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj. Unë do të mbajë nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës”, ka thënë ai.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...