Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron për vizat.
“Et Voila”, ka shkruar Gërvalla në X, që përkthehet në “Ja pra” duke vendosur edhe flamurin e Francës, shkruan Arbresh.info.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023
Ndryshe, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka “kërcënuar” me pezullim të vziave për Kosovën, për shkak siç ka thënë ai “nuk mbahet fjala e dhënë”.
“Presim nga autoritetet serbe e kosovare për riorganizim të zgjedhjeve, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiqi të jetë përgjegjës dhe pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar. E them me qartësi ju kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respekt për fjalën e dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që palët të ecin përpara dhe është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë sot presidenti Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Arbresh.info/
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell