Franca mirëpret miratimin e udhërrëfyesit në Bruksel

14:37 | 21 Qershor 2022
A Z

Ambasada e Francës në Kosovë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Franca mirëpret miratimin e udhërrëfyesit në Bruksel, dokument që paraqet progresin konkret dhe domethënës në dialog”, thuhet në qëndrimin e kësaj ambasade.

Tash e tutje, bëhet fjalë për sigurimin e zbatimit të plotë të tij”./arbresh.info/