Takimi i kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski në Sofje shkaktoi reagime nga politikanët ndërkombëtarë dhe mediat, raporton “BGNES”.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i përshkroi marrëdhëniet mes dy vendeve sikur janë duke u qetësuar pak nga pak.
“Me sa di unë, gjërat kanë filluar të qetësohen pak nga pak. Vizita e kryeministrit të ri bullgar në Shkup ndihmon për të zhbllokuar, deklaratat janë në drejtimin e duhur. Shpresoj se iniciativa e nisur do të gjejë një shprehje konkrete që të mund të thërrasim një konferencë ndërqeveritare nën presidencën tonë ose më së voni nën presidencën çeke. Por rrjedha e ngjarjeve deri më tani duket e mirë”, tha Drian.
Sipas “Euronews”, shpresat për lidhje më të ngushta midis dy qeverive të reja po rinovohen.
Mediat raportuan për pritjen e Petkovit në Kovaçevski të hënën në sheshin Aleksandar Nevski, ku dy krerët e qeverive vendosën kurora me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe në Monumentin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.
“Në vetëm një javë, kjo është ngjarja e dytë e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministrat ranë dakord të rrisin përpjekjet për të përmirësuar lidhjet gjatë vizitës së Petkov në Shkup në 18 janar”, raporton Euronews./Telegrafi/
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Podujevë, lëndohen ...
Moti për javën e ardhshme, dy ditë me riga shiu
Çmimet e naftës, Rama: Bordi i Transparencës është vënë në l...