
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Këshilli koordinues Fraksion+, një grupim i dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se Gjykata Speciale është në themelim e sipër, dhe vjen si pasojë e mungesës së krijimit të gjykatës vendore, e cila do të ishte alternativë më e dinjitetshme dhe më e drejtë për t’i gjykuar vetë krimet e supozuara, çfarëdo qofshin.
Por, në mungesë të kurajës dhe vullnetit 15 vjeçar të drejtësisë vendore për t’u marrë me këtë çështje, Kosovës i ka mbetur të vendosë midis dy alternativave, miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës, ose themelimi nga KS e OKB – alternativë me pasoja të paparashikueshme dhe afatgjate për Kosovën.
Fraksion+, konsideron se nuk janë ndërkombëtarët shkaktarët e një gjykate të këtillë, por vetë pala kosovare, e cila e ka degraduar sistemin e drejtësisë vendore. Prandaj, kjo çështje tashmë gjendet nën ingerencat e të drejtës ndërkombëtare.
Kundërshtimet në format që po bëhen, kuptohen si pranim i fajësisë, dhe ikje nga përballja me të vërtetën, jo vetëm e luftës mbrojtëse e çlirimtare të Kosovës, por edhe nga mundësia për t’i dëshmuar krimet që ka zhvilluar Serbia në vazhdimësi, jo vetëm në fundshekullin XX. Po ta kishte formuar vetë gjykatën, Kosova tani nuk do të gjendej para aktit të kryer, për të zgjedhur midis dy alternativave të diskutueshme.
Aq më parë që politikanët e Kosovës së pasluftës nuk mësuan as nga diplomacia antishqiptare e Serbisë, e cila krijoi një gjykatë të tillë, kundrejt të cilës Kosova kishte mundësinë e përballjes me fakte e argumente para drejtësisë ndërkombëtare lidhur me veprimet dhe planet gjenocidale të Serbisë.
Fraksion + konsideron se asnjë gjykatë nuk mund t’i shkelë vlerat e luftës çlirimtare të popullit tonë, si vlera të vetë SHBA, të shteteve mike, e të NATO-s, që ka bashkëpunuar me UÇK-në, dhe ka intervenuar si aleate shpëtimtare e Kosovës. Ata që kanë ndërgjegje të pastër, nuk kanë pse t’i frikohen drejtësisë ndërkombëtare, përkundrazi e mirëpresin dhe punojnë për zbardhjen e të vërtetës.
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...