Me datë 13.03.2022, rreth orës 23:00, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, Policia ka pranuar informatë se ka të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje të cilët kanë identifikuar banesën nga e cila është shtënë me armë zjarri, pas kontaktimit të pronarit të banesës nga Policia i njëjti pohon se ka shtënë me armë nga ballkoni i banesës, i njëjti pranon se ka edhe disa armë të tjera, gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
• 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Canik” cal 9x19mm
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 1 (një) arme (pistoletë) me gas e tipit “AFAS Magnum” cal 9mm
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 1 (një) pushkë ajrore e tipit “Kral magnum” cal 5.6mm
• 149 (njëqind e dyzet e nëntë) fishekë cal 9x19mm
• 24 (njëzet e katër) fishekë cal 7.65 mm
• 20 ( njëzet) fishekë cal 7.62x25mm
• 4 (katër) fishekë me gas cal.9mm
• 1 (një) gëzhojë cal 7.65mm
Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt./arbresh.info/


Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...